Transmetuar më 04-06-2019, 07:58

Besimtarët myslimanë festojnë sot festën e Fitër Bajramit, e cila përmbyll edhe muajin e Ramazanit, gjatë të cilit është mbajtur agjërim.

Mijëra besimtarë janë mbledhur mëngjesin e sotëm për të falur Namazin e Bajramit, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu tha se, “Agjëruat në muajin e Ramazanit dhe sipas urdhrit tim falët Namazin e Bajramit. Kthehuni tani në shtëpitë tuaja të pastruar nga gjynahet e të falura. Allahu ua pranoftë agjërimin, adhurimet dhe lutjet që kemi bërë gjatë këtij muaji të bekuar”.

Ai shtoi se Fitër Bajrami është ditë shprese, ditë gëzimi dhe solidarizimi.

Gjatë Fitër Bajramit besimtarërt myslimanë shpërndajnë ndihma për më të varfrit. /a.y/noa.al