Transmetuar më 03-06-2019, 23:09

Politikani gjerman Walter Lübcke gjendet i vdekur në banesën e tij.

Politikani i cili ishte pjesë e partisë CDU, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Kassel.

Policia gjermane ka njoftuar se ka kontrolluar në detaje gjithë pronën ku kishte ndodhur krimi si dhe zonën përreth, si dhe  ka intervistuar edhe fqinjët e viktimës.

“Ende nuk kemi të dhëna për autorët dhe mbi të gjitha asnjë motiv“, tha shefja e zyrës së krimeve, Sabine Thurau.

Lübcke, i cili njihet si mbështetës i emigrantëve, u gjet i vdekur me një plumb në kokë.

Lübcke kaloi 10 vite në kuvendin e Hessen-it, ndersa në vitin 2009 mori postin e kryetarit të Kasselit./a.k/noa.al/