Transmetuar më 03-06-2019, 18:48

Autoritetet greke kanë arritur të kapin shqiptarin e dytë të arratisur nga burgu Petru Rali, në Athinë.

Ai u vu në pranga në Botaniko të kryeqytetit grek, ndërsa mësohet se është një 32-vjeçar.

Më herët policia arriti që të kapë njërin nga katër shqiptarët e arratisur nga burgu mëngjesin e sotëm.

Gjithçka nisi pasi njëri prej tyre u shtir si i sëmurë, duke u shtrirë në shesh, dhe në momentin kur hynë rojet në qeli, të burgosurit i sulmuan me një thikë të improvizuar, u morën armët dhe i mbyllën në qeli.

Pas kësaj kërcënuan një tjetër polic në dalje, duke marrë një makinë për t’u larguar.

Gjatë arratisjes pati edhe shkëmbim zjarri, por fatmirësisht pa të lënduar. /k.k/noa.al/