Transmetuar më 03-06-2019, 15:16

Tumori i gjirit prek miliona dhe miliona gra çdo vit. Kjo sëmundje është shumë e shpeshtë dhe rruga për rimëkëmbje është e vështirë dhe e komplikuar, si dhe e gjatë.

Shpesh ciklet e lodhshme të kimioterapisë dhe ndërhyrjet kirurgjikale shoqërohen me dhimbje që nuk mund të shmangen.

Për tumorin e gjirit janë interesuar shkencëtarë dhe studiues në Universitetin e Mançesterit dhe Spitalin Universitar në Jug të Mançesterit në Angli.

Përpjekjet e tyre duket se kanë çuar në zhvillimin e një terapie të kombinuar të re dhe innovative, falë të cilës është e mundur të çrrënjosen tumoret deri në 3 cm në më pak se dy javë.

Mesatarja është 11 ditë: e mjaftueshme për të mundur kancerin e kufizuar nga këto masa. Por ajo synon të arrijë rezultate efektive edhe për të kuruar fazat më serioze dhe kushtet e sëmundjes. Me këtë terapi, janë bërë analiza vëzhguese në 10 gra që ishin subjekt i analizës.

Kanceri i gjirit, eksperimenti ka dhënë rezultate të shkëlqyera

Të gjithë ato që kishin kancer pozitiv të HER2, përgjithësisht konsideroheshin si forma më agresive. Dhe 9 prej tyre treguan një reagim të papritur dhe pozitiv ndaj këtij trajtimi.

Në to numri i qelizave të kancerit është regresuar, dhe në disa sëmundja është zhdukur plotësisht. Të gjithave iu dha një medikament eksperimental me bazë Herceptinë dhe Tyverb.

Ekipet mjekësore të përfshira flasin për "rezultate të mahnitshme". Edhe pse ata theksojnë se sa e rëndësishme është të vazhdohet të përsëriten këto teste për të pasur reagime të mëtejshme.

Në fakt nuk është ende plotësisht e qartë se si është pezulluar sëmundja, por në të njëjtën kohë duket qartë rruga për të marrë rezultate edhe më inkurajuese. /b.l/noa.al/