Parashikimi i motit, e martë 4 qershor 2019
Transmetuar më 03-06-2019, 14:47

Orët vijuese, paraqiten me shira të intensitetit deri mesatar në gjithë vendin. Orët e pasdites zhvendosin shirat në zonat Jugore – Jugperëndimore.

E marta vijon me kthjellime e vranësira të herë pas hershme por me shira të përkohshëm vetëm në zona të izoluara Lindore.

Era do të jetë me drejtim Juglindje me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 5 m lartësi vale 1,5–2,0 metër në det të hapur.

E marta rrit lehtë temperaturat në vend, më e ndjeshme gjatë mesditës. Temperaturat min dhe max: Zonat  malore 12/17°C, Zonat e  ulëta  13/20°C, Zonat bregdetare 14/19°C./b.l/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...