Transmetuar më 03-06-2019, 12:08

Boeing ka informuar FAA, agjencinë amerikane të aviacionit civil se “disa pjesë të avionëve të modeleve 737 Ng dhe 737 Max, mund të jenë fabrikuar në mënyrë të gabuar dhe mund të mos plotësojnë pritshmëritë e rezistencës dhe jetëgjatësisë”.

Në vijim të një hetimi, autoritetet deklaruan se bëhet fjalë për 148 produkte të një furnitori të Boeing.

Kompania amerikane e cila po kalon një krizë të paprecedentë me bllokimin e gjithë flotës ‘Max’ qysh prej muajit mars, shpjegoi se u informua nga eksperetët për defektet në krahë, duke vështirësuar uljen dhe ngritjen.

Po ashtu Boeing deklaroi se ka detajuar numrin e lotit difektoz të kompanive, në mënyrë që të inspektohen pjesët në fjalë. /a.y/noa.al