Transmetuar më 03-06-2019, 11:36

Pas protestës së djeshme të opozitës gjëja e parë që doli ishte fotografia e 29-vjeçarit fierak Ened Bostani, i cili mbeti i plagosur në këmbë dhe krahë.

Teksa fillimisht u aludua se u qëllua me plumb, i riu nuk di të japë një shpjegim të qartë.

“Isha duke filmuar protestuesit me telefon te hyrja e Parlamentit. Isha me kurriz nga policia dhe aty rashë në tokë, nuk pashë më gjë. Në këmbë kam marrë pjesë metalike që mi fshehën në spital”, thotë ai, por këmbëngul se nuk janë piroteknike.

Megjithatë Bostani është opozitar i vendosur, duke thënë se edhe sikur me paterica të jetë, prapë do të shkojë.

“Kam qenë emigrant dhe jam kthyer, tashmë jam emigrant në shtetin tim”, u shpreh 29-vjeçari. /a.y/noa.al

Pamje të rënda nga spitali! Protestuesit të çarë dhe të gjakosur