Dyshon se e tradhtonte me fqinjin, 30-vjeçari i pret kokën gruas
Transmetuar më 02-06-2019, 19:55

Ngjarje e rëndë në Indi, një djalë i ri vret të shoqen dhe i pret kokën, nën dyshimet se e tradhtonte me fqinjin e tyre. Krimi horror ndodhi në Lakshmi Janardhanpur, shteti i Bengalit, raporton noa.al. Autor i masakrës është 30 vjeçari Abhijit Das i cili pas krimit shkoi në polici dhe dorëzoi kokën e të shoqes. Djali i ri e kreu krimin e shëmtuar në banesën ku jetonte me të shoqen Amba. Pasi e goditi, i lidhu duar e këmbë dhe në fund i preu kokën. Duke e mbajtur si trofe në dorë, iu dorëzua policisë dhe rrëfeu ngjarjen, citon noa.al raportin që publikoi sot Time of India. I dyshuari tha se kishte krijuar bindjen që e shoqja e tradhtonte me një mashkull tjetër fqinjë me ta. I riu përfundoi në burg, por drama vazhdon pasi një vajzë tre vjeçe mbeti jetime.

Loading...
loading...
Loading...