Horoskopi ditor, e hënë 3 qershor 2019
Transmetuar më 02-06-2019, 15:23

Ky është horoskopi për ditën e hënë, 3 qershor 2019 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën nga shjenjat.

Dashi

Pritet të jetë ditë pozitive për ju, ku do kaloni momente të gëzuara me të afërmit dhe miqtë.

Mos sakrifikoni moralisht për të arritur qëllimet tuaja, pasi edhe të tjerët janë si ju. Sa i përket dashurisë, gjëra të reja duken në sfond.

Demi

Parashikohet një udhëtim i suksesshëm, ndëj nëse e keni pasur plan mos hezitoni për të marrë nisma të reja.

Një pengesë në çastet e fundit mund t’iu prishë humorin, por mos u shqetësoni pasi gjithçka është kalimtare.

Sot mund të afroheni më një person, i cili më parë nuk e kishte tërhequr vëmendjen tuaj.

Binjakët

Mos ngatërroni punët e biznesit me kënaqësinë vetjake pasi mund t’iu prishë goxha punë. Mbajeni zemrën në shtëpi dhe mendjen në punë. Në këtë mënyrë, do të keni më shumë sukses në të dyja fushat. Një lajm i mirë pritet për të gjithë ju.

Gaforrja

Keni dëshirë për të thënë shumë gjëra por problemi është se jo të gjithë do arrijnë t’iu kuptojnë.

Shmangni keqkuptimet me të tjerët pasi mund të keni probleme, edhe pse dita rezervon disa surpriza, sidomos në mbrëmje.

Një romancë e re është në horizont, ndaj kushtojini pak vëmendje këtij detaji.

Luani

Ndodheni në një hapësirë të ndritshme dhe të gëzuar tani në jetën tuaj dhe duket sikur gjërat po ecin në drejtimin e duhur. Vlerësimi i gjërave të mira në jetën tuaj do të kontribuojë që të keni edhe më shumë gjëra të mira në rrugën tuaj.

Virgjëresha

Njohjet e reja janë të zakonshme për ju, kështu që mos mendoni gjatë për ato që keni për të thënë.

Dikush që iu intereson do fillojë të shfaqet në jetën tuaj, ndaj e keni ju në dorë për ta afruar. Në punë gjërat duken mirë, ndërsa hëna ndikon pozitivisht edhe në gjendjen tuaj shpirtërore.

Peshorja

Nëse dikush është i bindur se është më mirë që të veprojë vetëm për të pasur rezultate më të mira, duhet të përveshë mëngët sa më parë. Mund të keni kaluar momente krize në punë për shkak të mënyrës tuaj të të vepruarit, ose sepse dikush ju ka penguar në rrugëtimin e nisur.

Ka disa situata problematike që kërkojnë zgjedhje, ndaj bëni mirë që të mbani pranë njerëzit që vërtetë ju duan.

Akrepi

Një ofertë tunduese për përfitime të menjëhershme do t’ju zhysë në mendime. Nëse mendoni se nuk ia vlen, mos humbisni kohë, por refuzojeni. Nuk është në interesin tuaj më të mirë që të hiqni dorë nga angazhimet tuaja.

Shigjetari

T’i trajtoni konfliktet në një mënyrë të drejtpërdrejtë është një strategji e mençur sot. Kjo do t’ju kursejë kohë dhe shumë dhimbje koke. Sa i përket aspektit profesional, mund të ketë zhvillime pozitive.

Bricjapi

Disa çifte në krizë mund të vënë në diskutim ndjenjat e tyre. Vetëm lidhjet e forta dhe të konsoliduara do ia dalin, shkruan noa.al. Ata që janë vetëm, do të vijojnë njohjen me një person që iu intereson. Ndikimi pozitiv i planetëve, do të përmirësojë financat tuaja.

Ujori

Një Hënë mjaft pozitive do ju lejojë që të sqaroni pozicionin tuaj dhe të liroheni nga një lidhje që ju mundon. Ata që janë vetëm janë në fazë rikuperimi dhe mund të kenë një takim të rëndësishëm. Në punë mos u druani, pasi situatat shumë shpejtë do të vijnë drejt përmirësimit.

Peshqit

Jini më i hapur ndaj opinioneve të të tjerëve dhe në fund vendosni siç dëshironi ju. Dita mund të nisë me ndonjë surprizë të këndshme nga partneri. Në punë mund të merrni disa lajme pozitive. /k.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...