Përfshihet nga flakët kampi i emigrantëve, dhjetëra të lënduar
Transmetuar më 02-06-2019, 10:48

29 persona janë plagosur pasi një zjarr përfshiu kampin e emigrantëve në veri-perëndim të Bosnjë Hercegovinës.

Autoritetet vendore bëjnë me dije se flakët ranë në kampin ku strehohen rreth 500 emigrantë.

Nuk dihen shkaqet që çuan në rënien e zjarrit, ndërsa të lënduarit janë dërguar në spital.

Rreth 25 mijë persona nga Azia dhe Afrika veriore, kanë hyrë në Bosnje nga Serbia dhe Mali i Zi, vitin e kaluar.

Vetëm rreth 3 mijë e 500 nga ta ishin akomoduar në qendrat tranzitore, ndërsa pjesa tjetër ka mbetur rrugëve. /k.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...