Futbollisti humbi jetën një ditë më parë, foto nga aksidenti tragjik
Transmetuar më 02-06-2019, 09:04

Bota e futbollit u trondit nga ndarja nga jeta e ish-lojtarit të Realit të Madridit, Antonio Rejes.

Ai u përfshi në një aksident tragjik që i mori jetën 35-vjeçarit, teksa me të në makinë ishte edhe kushëriri i tij që për fat të keq edhe ai humbi jetën.

Pamje të rënda janë zbuluar me disa foto të publikuara, ku duket vetëm makina e djegur tërësisht.

Ata po udhëtonin drejt qytetit ku Reyes ka lindur, vetëm pak metra larg Sevilles, Spanjë. Ai la pas gruan Noelia Lopez dhe tre fëmijët e tij, dy vajza dhe një djalë.

Në finalen e Champions League u mbajt një minutë heshtje në nderim të tij. /k.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...