Transmetuar më 01-06-2019, 22:00

Një gjyq i veçantë është bërë në Ohio teksa autoritetet i kanë komunikuar në ambulancë dënimin një trafikanti droge.

Arsyeja ishte sepse Kirk Lenell Smith nuk mund të lëvizte për shkak të mbipeshës, 272 kilogram.

Në këto kushte, anëtarët e gjykatës shkuan në ambulancë për t’i komunikuar vendimin.

42-vjeçari u shpall fajtor për trafik droge dhe për posedim arme.

“Lëvizja e Kirk Smith nga ambulanca do t’i rrezikonte shëndetin dhe mirëqenien e tij”, tha gjyqtari Tom Heekin.

Heekin i dha dënimin me dy vite burg, pasi Smitha pranoi fajësinë për akuzat e ngritura ndaj tij. /k.k/noa.al/