Transmetuar më 01-06-2019, 17:37

Tring, platforma e njohur televizive dhe një nga ofruesit më të mëdhenj të internetit organizuan një festë të paharrueshme me rastin e 1 Qershorit.

Fëmijë të moshave të ndryshme mbushën ambientet e jashtme të Tring në një atmosferë të pazakontë por, të ftuarit special ishin fëmijet e Shtepisë së Fëmijës Zyber Hallulli.

Ndonëse festa e madhe e 1 Qershorit u mbajt në zonën e Kombinatit në Tiranë, pjesëmarrja e fëmijëve dhe prindërve ishte e madhe.

Fëmijë nga Durrësi, Berati, Kruja, Elbasani por dhe nga Kosova, kishin ardhur për t’u argëtuar dhe për të takuar nga afër personazhet e tyre më të dashura të ekranit.

Atmosfera e oborrit Tring vlonte nga organizimet e shumëllojshme.

Këndi i Artistit Tak Fak, këndi i perrallave, këndi i gatimit, facepainting, bouncing game, kinemaja me filma dhe seriale nga kanalet e dedikuara për fëmijë: Tring Tring, Tip TV dhe Tring Kids, artistë nga cirku, lojërat e jonglerave dhe tullumbacat me forma ishin plot e përplot me fëmijë.

Go kart, pista e madhe e makinave i shndrroi të gjithë në profesionistë.

Shpejtësi, argëtim, xhiro, gara dhe shume emocion, për fëmijë të të gjitha moshave.