Transmetuar më 01-06-2019, 15:20

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar sot gjithë fëmijët me rastin e 1 Qershorit.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Basha shprehet shpresëplotë se e ardhmja e tyre në Shqipëri do jetë më e mirë, më e sigurt dhe se ata do të rriten me mundësi si gjithë fëmijët e tjerë europianë.

“Sot i uroj nga zemra çdo fëmije në Shqipëri: Gëzuar festën e 1 Qershorit! Buzëqeshja në fytyrat e femijëve tanë është gëzimi dhe motivimi ynë për të bërë gjithçka që ata të kenë një jetë sa më të shëndetshme, të kenë më shumë hapësira argëtimi, që të shkojnë në çerdhe, kopshte dhe shkolla me standarte cilësore.

Sot jam shpresëplotë se e ardhmja e tyre në Shqipëri do jetë më e mirë, më e sigurt dhe se ata do të rriten me mundësi si gjithë fëmijët e tjerë europianë! #Gëzuar #1qershori”, shkruan Basha./b.l/noa.al/