Transmetuar më 01-06-2019, 06:42

Amerikanët edhe një herë e kanë kthyer kokën nga qielli, kësaj radhe për ta parë një figurë që duket si organi intim i meshkujve.

Sidoqoftë, forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë thënë se kjo figurë është krijuar në mënyrë aksidentale.

Zyrtarët e forcave ajrore thanë se figura e organit gjenital të meshkujve në qiellin e Arizonas është thjesht rezultat i paqëllim i fluturimit të dy aeroplanëve luftarakë të tipit “F-35”, të cilët kanë bërë manovra të zakonshme.

I kemi parë fotografitë që kanë qarkulluar në internet nga dita e martë. Nga regjistrimi i fluturimit është vërtetuar se aeroplanët kanë kryer manovra të zakonshme dhe nuk ka pasur sjellje të papërshtatshme të pilotëve gjatë trajnimit”, thuhet në deklaratën e forcave ajrore.

Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që pilotët amerikanë bëjnë veprime të tilla. Në tetor të vitit të kaluar, një tjetër aeroplan amerikan e formoi figurën e organit mashkullor mbi Detin Salton.

Rreth dy vjet më parë, dy pilotë amerikanë e formuan figurën e organit gjenital të meshkujve në qiellin e Uashingtonit, duke bërë që ndaj tyre të merren masa disiplinore, shkruan “Independent”.