Transmetuar më 01-06-2019, 13:37

Një gomone u përmbys në ujë në lumin Reno, në Gerstheim, në Lindje të Francës, duke shkaktuar vdekjen e tre personave, mes tyre një vajzë e vogël.

Lajmi u bë me dije nga prefektura, duke shtuar se një tjetër vajzë e vogël, rezulton e zhdukur, teksa kërkimet janë në vijim.

Mësohet se viktimat ishin turistë gjermanë dhe rumunë, të cilët kishin ndaluar bashkë me familjet përkatëse këtë të premte, për piknik në bregun e lumit Reno dhe për të peshkuar.

Sipas kryebashkiakut Gerstheim Laurence Muller-Bronn, katër prej tyre hipën në një gomone, por që për shkak të erës së furishme ajo u përmbys, duke e marrë rrjedha e ujit.

Në gomone ndodheshin katër persona, dy të rritur dhe dy fëmijë, por vetëm njëri prej tyre mundi të shpëtojë. Një 26-vjeçar gjeti vdekjen e menjëhershme si pasojë e përmbysjes së gomones, ashtu sikundër dhe një vajzë 4 vjeçe, shkruan noa.al.

Viktima tjetër një burrë 35 vjeç, u hodh nga bregu për të shpëtuar personat që ndodheshin në ujë, por u mbyt. Aktualisht rezulton e zhdukur një vajzë 4 vjeçe. /a.y/noa.al