Transmetuar më 01-06-2019, 10:55

“Kam vrarë gruan, dua të dorëzohem!” Kur shkoi në stacionin e policisë së Patharpratima, të Bengala, Indi, fillimisht policia nuk e besoi Abhijit Das. Dyshuan se ai kishte probleme mendore.

Por për ti bindur, në një moment 30-vjeçari hapi një çantë që kishte me vete dhe nxori prej andej kokën e therur të gruas me emrin Amba.

Abhijit shpjegoi më tej se e kishte therur gruan, pasi i kishte lidhur duart dhe këmbët.

Ngjarja horror u shënua këtë të hënë, ku nga kontrolli i bërë nga policia në banesë, u gjet pjesa tjetër e trupit të Amba, mes një pellgu gjaku.

Çifti rezulton se nuk kishin probleme, madje ishin prindër edhe të një vajze, e cila në momentin e krimit nuk ndodhej në shtëpi, shkruan noa.al.

Dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas mosmarrëveshjeve pasi i riu nuk kishte paguar vjehrrit paratë, të cilat në Indi janë traditë, kur merret nusja.

Nga ana tjetër mediat vendase shkruajnë edhe se Abhijit e theri Amba në gjaknxehtësi e sipër, pasi dyshonte se ajo kishte lidhje jashtëmartesore me një fqinjin e tyre. /a.y/noa.al