Transmetuar më 01-06-2019, 09:58

Ishte lidhur me zinxhir në vaskën e banjës dhe u la të vdiste urie nga babai dhe njerka e tij. Një djalë vetëm 12 vjeç, gjeti vdekjen si pasojë e vuajtjeve të shkaktuara nga i ati Luis Posso dhe gruaja e tij Dayana Marina Flores.

Vogëlushi Eduardo Posso, mbahej i lidhur me një litar për qentë dhe për ditë me radhë ishte lënë pa ushqim dhe ujë. Jo vetëm kaq por ata kishin vendosur një kamerë në banjën ku e mbanin, për të parë ecurinë e tij.

Djali ishte rrëmbyer nga i ati dhe mbahej në kushte skllavërie, ku pas disa kërkimesh nga policia u gjet, por gjendja e tij ishte kritike.

Fëmija u dërgua në spitalin e Bloomington, në Indianapolis, SHBA, por pavarësisht ndihmës së mjekëve gjeti vdekjen.

I mituri ishte plotë me shenja të nxirash në trup dhe i kequshqyer, shkruan noa.al.

Duket se në shtëpi ndodheshin edhe tre fëmijët e tjerë të çiftit, që të tre në gjendje të mirë.

Çifti nuk kishin asnjë mëshirë, teksa kënaqeshin duke e parë të ndihej keq, aq sa i ati kishte bërë edhe disa fotografi selfie, bashkë me djalin në gjendje agonie.

Dy të arrestuarit mohuan çdo akuzë, ndërkohë që ndaj tyre hetimet janë në vijim. Fëmija ishte rrëmbyer nga e ëma, pak ditë më parë për të gjetur vdekjen të premten e javës së kaluar. /a.y/noa.al