Transmetuar më 01-06-2019, 09:25
Foto ilustruese

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të premte, ku një vajzë vetëm 3 vjeçe, është rrëzuar në një pishinë bosh, duke gjetur vdekjen.

Ngjarja e rëndë u shënua në Eboli të Italisë, ku vogëlushja ndërroi jetë pak ditë pas rrëzimit.

Bëhet fjalë për një vogëlushe nga Maroku, e cila prej kohësh jetonte bashkë me prindërit në Eboli.

Pishina është vënë nën sekuestrim dhe policia po heton për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.

Vogëlushja ishte duke lozur, kur u largua për pak çaste nga prindërit, duke u rrëzuar në pishinën e boshatisur, ku si pasojë e përplasjes së kokës gjeti vdekjen. /a.y/noa.al