Rusia heq skenat e homoseksualëve nga filmi i Elton John
Transmetuar më 31-05-2019, 21:07

Të gjitha skenat intime homoseksuale janë hequr nga publikimi rus i Rocketman – një film i ri biografik i bazuar në jetën e yllit britanik të muzikës, Elton John.

Gazetari i Televizionit Dozhd, Mikhail Kozyrev, dhe kritiku i kinemasë, Anton Dolin, të cilët e prezantuan filmin në teatrin Oktyabr në Moksë, thanë se skenat me drogë, marrëdhënie seksuale dhe burra duke u puthur, janë hequr nga filmi që do të shfaqet në Rusi.

Kritiku Yegor Moskvitin, e cili e ka parë filmin origjinal në Festivalin e Filmit në Kanë, ditë më parë, konfirmoi se këto skena janë hequr.

Muajin e kaluar, një tjetër fim – Avengers: Endgame – është ndryshuar pak në Rusi.

Përkthyesit rusë e kanë ndryshuar dialogun për të fshehur se një nga personazhet ishte homoseksual.

Në vitin 2013, Rusia ka miratuar një ligj që ndalon shpërndarjen e "propagandës së marrëdhënieve jotradicionale seksuale" te të miturit.

Ligji ka shkaktuar kritika nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut.

Loading...
loading...
Loading...