Transmetuar më 31-05-2019, 19:25

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Një 38 vjeçar ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës në Sllatinë, Fushë Kosovë.

I ndjeri me inicialet N.H., nga fshati Subofc i komunës së Podujevës, është djali i vetëm i familjes pas pesë vajzave.

Që në moshën 12-vjeçare, i ndjeri ishte përballur me humbjen e babait dhe që nga ajo kohë ka punuar për t’u kujdesur për familjen.

Mësohet se 38-vjeçari ka ndërruar jetë pas rënies nga një shkallë, nga një lartësi 4-5 metra.

Organet përkatëse po hetojnë rastin në fjalë./a.k/noa.al/