“Lamtumirë Meti i dashur…”, dedikimet prekëse për parodistin që na dha shumë të qeshura
Transmetuar më 31-05-2019, 18:51

Ndarja nga jeta në mënyrë të parakohshme e aktorit Muhamet Lika, hidhëroi miq, kolegë, të afërm dhe familjarë të tij.

Dedikimet e lamtumirës kane qenë të pafundme për Muhametin që vijojnë si më poshtë:

Agron Llakaj

Sot eshte nje dite e rende, e hidhur helm dhe e trishtuar. Lajmi qe ti Meti i dashur u ndave nga ne, jo thjesht me beri te mos i mbaj lotet, por humbja eshte e madhe, jo thjesht fizike per ty Meti i dashur, por per humorin shqiptar dhe per te gjithe shqiptaret qe humbem nje humorist te rralle, familja njeriun e dashur dhe Vlora nje nga legjionaret e humorit shqiptar. ‘Ata jane kater… Mosketieri i pare na la’. Lamtumire Meti i dashur…

Julian Deda

I dashur Meti, sot trishtove Vloren dhe gjithe Shqiperine. Faleminderit per cdo kontribut, qe dhe per artin e humorit shqiptar. Te jam mirenjohes, sic te eshte secili spektator, qe e duartrokiti punen tende te sinqerte. U prehsh ne paqe artist…!

Aurela Gaçe

Ohhh dhimbje

Ngushellimet me te sinqerta per figuren e ketij guri te çmuar te humorit Shqiptar .

Une do te ruaj kujtime shume te bukura, e sidomos portretin tend te paqte….e bashke me publikun, do te kujtoj gjithmone rrolet e tua te pavdekshme

Meti ,u prehsh ne paqe.

Bes Kallaku

Do qeshesh me engjejt Met. I paharruar Ti dhe cdo rrol i yti me te cilin u rritem.

Rudina Magjistari

Vitin e kaluar kur ishim ne studio me aktorin e humorit, Muhamet Lika. Trishtim ky lajm…

U prehte ne paqe! Ngushellime familjes dhe te afermve!

Florian Binaj

Lamtumirë Muhamet Lika…një nga frymëzimet e fëmijërisë timë.Vlora dhe gjithë shqiptaria humbën një gur të çmuar të gjerdanit të humorit…Ngushëllime familjes.U prehsh ne paqe.

Pjesë e grupit të njohur dhe shumë të dashur për publikun, parodistët e Vlorës, Lika ka bërë për vete publikun me qindra role dhe skeçe.

Aktori i njohur është ndarë papritur nga jeta në moshën 65-vjeçare.

Mësohet se aktori i madh i humorit, ose Meti siç e thërrisnin të gjithë miqtë, ishte tërhequr nga skena prej disa kohësh për shkak të problemeve me zemrën./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...