“Jam e trishtuar kur bëj seks me gjyshin”, i moshuari dënohet pas mesazhit të vajzës 8 vjeçe
Transmetuar më 31-05-2019, 09:27

“Ndihem e sigurtë kur më duan. Por ndihem e trishtuar kur bëj seks me gjyshin tim”.

Janë këto fjalët dramatike që çuan në arrestimin dhe dënimin e 73-vjeçarit australian Desmond Gore, i cili u gjet fajtor për abuzimin me një vajzë 8 vjeçe.

Vajza i ishte dhënë në kujdestari të moshuarit cili e kishte birësuar dhe e mitura e cilësonte si gjysh burrin. Gore u shpall fajtor këtë të martë për 20 akuza për abuzim seksual, mes tyre për përdhunimin e tre vajzave 8 vjeçe, nga gjykata e Perth.

Abuzimet janë kryer në shtëpinë e tij, në periferi të Armadale, në juglindje të Perth, mes viteve 2007 dhe 2010.

Gjithçka u zbulua pasi një asistente sociale, gjeti mesazhin e të miturës në një kuti.

Letra ishte shkruar nga vogëlushja, e cila në atë kohë ishte 8 vjeçe, duke bërë që të bëhet denoncim. Pas saj edhe dy të mitura të tjera u paraqitën në polici, duke përshkruar me detaje, abuzimet që pësonin nga i moshuari.

Megjithatë 73-vjeçari i ka mohuar gjithmonë akuzat, duke pretenduar se e bëjnë gjithçka për ti marrë paratë, shkruan noa.al.

Jo vetëm kaq, por ai tha se nuk do mundte kurrë ti përdhunonte të miturat, për shkak se atë kohë ka qenë impotent. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...