Haradinaj: Rama të heqë taksën për “Rrugën e Kombit”
Transmetuar më 31-05-2019, 08:06

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkon që Shqipëria ta heqë taksën në “Rrugën e Kombit”.

Duke folur të enjten mbrëma në emisionin “Debat” në RTK, ai tha “E lus presidentin t’i kërkojë Edi Ramës t’ia nisë prej hapit të parë. Ta heqë taksën, skanerin. T’ia nisim kështu bashkimin.

Unë jam për një bashkim konkret e jo të fjalëve të mëdha”.

Ai kërkoi që të mos ecet me fjalë para punëve dhe të tregohet kujdes.

Kujtojmë se vendosja e taksës për Rrugën e Kombit, ngjalli protesta të shumta të shoqëruara edhe me incidente. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...