Transmetuar më 30-05-2019, 21:50

Edhe pse lindi vetëm 250 gram, një foshnjë arriti që të mbijetojë për mrekulli.

Ky ishte rasti i parë që një fëmijë lind kaq i vogël, në një spital në San Diego.

Foshnja Saybie, emri që i vendosën infermierët, lindi në dhjetor 2018 dhe këtë muaj ka arritur peshën 2.2 kg.

Sipas regjistrit të fëmijëve të vegjël që kanë jetuar, vajza besohet se është foshnja me peshën më të vogël që ka mbijetuar ndonjëherë.

Nëna e saj u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni cezarian në javën e 23-të të shtatzanisë.

Ajo peshon 7 gram më pak se fëmija më i vogël që kishte arritur të mbijetonte, lindur në Gjermani në 2015.

"Ishte e vogël dhe shumë e brishtë, sa pëllëmba e dorës e një infermiereje", tha spitali.

Doktorët thanë se lindja prematurë ishte e nevojshme sepse Saybie nuk po merrte peshë ndërsa edhe gruas i rrezikohej jeta. /k.k/noa.al/