Transmetuar më 30-05-2019, 21:06

Ka ndërruar jetë personi që u vetëdogj një ditë më parë përpëra Shtëpisë së Bardhë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai humbi jetën në spital pasi kishte marrë djegie në 85 përqind të trupit.

Viktima është identifikuar si Arnav Gupta, 33 vjec, me origjinë nga Bethesda, Maryland.

Sërish janë mister shkaqet që e çuan drejt këtij akti ekstrem që i la të gjithë pa fjalë.

Ai ishte shpallur i humbur nga familja e tij rreth orës 9:20 të mëngjesit. Tre orë më vonë, ai u filmua duke i vënë flakën vetes. /k.k/noa.al/