Mënyrë e veçantë për të gjetur fëmijët e humbur, po aplikohet në këtë shtet
Transmetuar më 30-05-2019, 19:36

Shteti holandez po aplikon një metodë të veçantë për të gjetur fëmijët e humbur atje.

Mediat shkruajnë se janë rreth 300 sportele bankomatësh që tregojnë fotot e të humburve, për të rritur mundësinë e gjetjes së tyre.

Iniciativa përfshin organizatën holandeze “Vermist Kind Alert” dhe rrjetin ndërkombëtar “Amber Alert”, të specializuar në ndihmesën e gjetjes së fëmijëve të rrëmbyer ose fëmijëve të zhdukur.

Për momentin përdoren sportelet që gjenden në aeroporte, qendra tregtare dhe vende turistike.

Dëshira e organizatave është që një numër më i madh institucionesh bankare të vënë në dispozicion ekranet e sistemeve të tyre automatike. /k.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...