Transmetuar më 30-05-2019, 16:22

Keni ëndërruar ndonjëherë një vilë apo apartament me pamje nga deti, rrethuar nga gjelbërimi, në një zonë të qetë bregdetare e njëkohësisht shumë pranë Tiranës dhe Durrësit?

Vala Mar Residences, pozicionuar në Hamallaj, në zonën e Gjiri të Lalzit është zgjedhja ideale për të gjithë ju që doni të jetoni apo pushoni në një parajsë të vërtetë, krijuar nga natyra dhe dora e njeriut. Përbërë nga vila dhe apartamente të tipologjive të ndryshme mes pishave të buta dhe me pamje nga deti, në këtë kompleks do të gjeni gjithçka që ju dhe familja juaj keni nevojë.

Ajo që bie në sy menjëherë sapo hyn në Vala Mar Residences është ruajtja e gjelbërimit karakteristik të zonës dhe shfrytëzimi i një pjese shumë të vogël të hapësirës për ndërtim.

“Një ndër avantazhet e Vala Mar Residences është fakti që ky kompleks ruan një koeficient shumë të ulët ndërtimi, gjë e cila siguron ruajtjen e distancës midis objekteve dhe rritjen e hapësirave publike në dispozicion të banorëve dhe pushuesve. Që në fazat e para të projektimit të kësaj rezidence, është mbajtur në konsideratë pozicionimi i vilave dhe apartamenteve në një formë të tillë që të mos dëmtoheshin dhe priteshin pishat e buta, karakteristikë dalluese e zonës së Gjirit të Lalzit” – shprehet Erion Avram, Drejtor i Departamentit Teknik të kompanisë së ndërtimit Mane TCI.

E konceptuar për të ofruar plotësimin maksimal të kërkesave të banorëve dhe mbi të gjitha për të sjellë një nivel të lartë jetese, Vala Mar Residences është shumë më tepër se një rezidencë banimi.

Rëndësi të veçantë i është kushtuar hapësirave rekreative si këndi i lojërave për fëmijë dhe shëtitorja e ndërtuar buzë detit të menduara për të siguruar një jetesë të shëndetshme dhe garantuar argëtim maksimal për të gjithë familjen.

Krahas pjesës rezidenciale, Vala Mar Residences ka në tërësinë e vet edhe shëtitoren e përbërë nga njësi të ndryshme tregtare, pozicionuar buzë detit.

Një prej restoranteve pjesë e shëtitores, do të jetë funksional këtë sezon veror dhe në dispozicion të të gjithë banorëve që jetojnë aktualisht por edhe atyre që zgjedhin të pushojnë aty.

Pjesa e plazhit do të jetë gjithashtu funksionale këtë sezon veror dhe në dispozicion të të gjithë atyre që duan të kalojnë ditët e tyre të pushimit në këtë oaz qetësie.

Si pjesë e grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, investimi në Vala Mar Residences është një investim i sigurt dhe me kthim të shpejtë.

Së shpejti të gjithë banorët aktualë apo ata të ardhshëm, do të kenë mundësi të gjenerojnë të ardhura nga qiradhënia nëse e përfshijnë pronën e tyre në Programin e Qiradhënies. Marrëdhënia midis kompanisë Balfin Real Estate, kompania që marketon dhe shet pronat në këtë kompleks, dhe banorit që dëshiron të japë pronën me qira, do të rregullohet në bazë të një kontrate dhe i gjithë procesi do të ndiqet nga struktura e posaçme e ngritur nga kompania për këtë qëllim.

Pozicionimi i Vala Mar Residences në këtë zonë lehtësisht të aksesueshme dhe shumë pranë kryeqytetit, aeroportit ndërkombëtar dhe portit më të madh në vend, por edhe fakti që kompleksi ofron shumëllojshmëri shërbimesh dhe facilitetesh, bën të mundur që ai të jetë i shfytëzueshëm përgjatë gjithë vitit dhe jo vetëm gjatë sezonit veror.

Shtëpia juaj ideale në bregdetin e Gjirit të Lalzit ju mirëpret! Me një komunitet të përzgjedhur, me njësi banimi elegante me pamje nga deti, me një kombinim ideal shërbimesh, lehtësirash dhe argëtimi, Vala Mar Residence është kthyer tashmë në destinacion elitar turistik.

Për më shumë informacion mbi projektin Vala Mar Residences, vizitoni www.valamarresidences.al ose kontaktoni në: [email protected]; +355 698014999.