Arti në zi, ndahet nga jeta një nga parodistët e Vlorës
Transmetuar më 30-05-2019, 16:09

Një lajm i trishtë vjen këtë të enjte për botën e artit dhe kinematografisë, ndërsa njoftohet se është ndarë nga jeta aktori Muhamet Liko.

Pjesë e grupit të njohur dhe shumë të dashur për publikun, parodistët e Vlorës, Liko ka bërë për vete publikun me qindra role dhe skeçe.

Aktori i njohur është ndarë papritur nga jeta në moshën 65-vjeçare. Mësohet se aktori i madh i humorit, ose Meti siç e thërrisnin të gjithë miqtë, ishte tërhequr nga skena prej disa kohësh për shkak të problemeve me zemrën.

Ai iu ishte nënshtruar disa ndërhyrjeve, por me sa duket artisti i madh nuk ia doli të fitonte.

Katër parodistët Mane Lumani, Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Muhamet Lika, sillnin në skenë emocione të mëdha për publikun që i përkiste dhe i përket disa brezave./b.l/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...