Transmetuar më 30-05-2019, 14:43

Orët në vijim të kësaj të enjte paraqiten ne ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të cilat gjenerojne shira në zonat verilindore.

Parashikohet që edhe dita e premte të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave ku herë pas here do të gjenerojnë rrebeshe shiu afat-shkurtër.

Era do të jetë me drejtim Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 5 me lartësi vale 1,0–2,0 metër në det të hapur.

Temperaturat e ajrit vijojnë konstante duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga 9 gradë minimalja në Peshkopi deri në 28 gradë më e larta në qytetin e Kuçovës./b.l/noa.al/