Transmetuar më 29-05-2019, 22:48

Një person i ka vënë flakën vetes përpara Shtëpisë së Bardhë në SHBA.

Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e rënda, ndërsa janë të paqarta motivet që e çuan drejt këtij akti të rëndë.

“Mund të konfirmoj se kemi transportuar një pacient me djegie nga Ellipse dhe tani jemi në vendngjarje duke vendosur përforcime”, tha një zëdhënës për Departamentin e Zjarrfikëseve në Uashington.

Ndërkohë, autoritetet policore të Shtëpisë së Bardhë parandaluan përshkallëzimet e dëmeve nga kjo ngjarje.

Nuk dihet ende gjendja e personit që i vuri flakën vetes dhe as arsyet. 

Sigurimi në Shtëpinë e Bardhë ka reaguar shumë shpejt për shuarjen e flakëve.

Ende nuk është bërë asnjë reagim nga zyrtarët e zyrës së Presidentit Trump. /k.k/noa.al/