Transmetuar më 29-05-2019, 19:27

Sonte, në orën 21:00, do të luhet finalja e Europa League, ku përballë janë dy skuadra angleze.

Çelsi dhe Arsenali do masin forcën në një stadium të mbushur plot e përplot.

Nuk ka të avantazhuar në këtë takim, për vetë faktin se kemi të bëjmë me një finale.

Skuadrat angleze kanë bërë performance fantastike në këtë sezon futbollistik, teksa edhe në finalen e Champion League do përballen Liverpul dhe Totenhem.

Ky takim do luhet në datën 1 qershor, në Madrid. /k.k/noa.al/