Transmetuar më 29-05-2019, 07:58

Momente frike dhe ankthi për ish-futbollistin e Juventus dhe Milan, Andrea Pirlo.

Vajza e tij 13 vjeçe u përplas nga një makinë, pasditen e kësaj të marte në qendër të Torinos.

Vajza u dërgua me urgjencë në spital, ku mbërritën të alarmuar prindërit.

Por fatmirësisht e mitura kishte pësuar vetëm disa dëmtime të lehta, pa rrezikuar jetën.

Ngjarja ndodhi teksa vogëlushja ishte duke kaluar rrugën. /a.y/noa.al