Transmetuar më 28-05-2019, 19:44

Një grua shtatzënë është rrahur nga ish-i dashuri i saj, në Itali.

Ky i fundit, nën efektin e alkoolit, u fut nga ballkoni dhe më pas dhunoi gruan 5 muajshe shtatzënë.

Në banesën e saj, në Milano, ishte edhe mbesa 19-vjeçare, edhe ajo shtatzënë, që ndërhyu për të shmangur ngjarje më të rëndë.

Burri mori thikën në kuzhinë dhe u fut në dhomën e gjumit për t’i shpëtuar policisë, e cila kishte hyrë në shtëpi.

Pas këtij moment gruaja u shoqërua në spital dhe për fat të mirë përfundoi vetëm me disa ditë e shtruar, ndërsa 32-vjeçari, me precedentë  penalë, u arrestua. /k.k/noa.al/