Parashikimi i motit, e mërkurë 29 maj 2019
Transmetuar më 28-05-2019, 14:47

Orët vijuese paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu.

E njëjta situatë do të vazhdojë edhe gjatë të mërkurës, ku moti do të jetë i paqëndrueshëm me vranësira mesatare me reshje shiu të karakterit lokal në formën e rrebesheve dhe stuhive afat-shkurtër në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Temperaturat e ajrit do te luhaten nga 10⁰C minimalja deri 26⁰C maksimalja.

Parashikohet që deri në fundjavë të mbetemi në të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet, vranësirat dhe shira afat-shkurtër do të jenë dominante./b.l/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...