Transmetuar më 28-05-2019, 08:30

Një vajzë e vogël e shkollës fillore ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të marte, në lagjen e Kawasaki, në jug të Tokios në Japoni.

Policia konfirmon se si pasojë e një sulmi masiv me thikë në një shkollë fillore, 19 të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes tyre 13 fëmijë.

Agresori është një burrë mes moshës 40-50 vjeçe, i cili gjeti vdekjen si pasojë e goditjeve me thikë në fyt ndaj vetes, pas sulmit që bëri në shkollë.

Policia e Noborito u lajmërua me urgjencë rreth orës 07:45 me orën lokale të kësaj të marte, ose në 00:45 me orën tonë, shkruan noa.al.

Bëhet fjalë për një sulm në një shkollë private katolike të Caritas, në lagjen e Kawasaki.

Ngjarja e rëndë ndodh, në ditën e fundit të vizitës së Presidentit amerikan, Donald Trump në Tokio. Lidhur me rrethanat e ngjarjes, hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al