Deklaratat dhe të ardhurat, njihuni me pasuritë e ministrave të qeverisë “Rama”
Transmetuar më 28-05-2019, 08:06

Viti 2018 ka qenë një vit i mirë për ministrat socialistë të qeverisë “Rama” edhe në aspektin financiar personal. Ndërsa për shumë shqiptarë mund të ketë qenë vërtetë një vit i vështirë në të ardhura dhe sigurimin e kushteve ekonomike, për anëtarët e qeverisë, buxheti i tyre personal ka shënuar rritje të ndjeshme. Thuajse të gjithë ministrat socialistë (bëhet fjalë për ministrat që ishin në detyrë deri në fund të 2018 apo më parë kanë qenë deputetë) kanë deklaruar në formularët e tyre të pasurive të dorëzuar në ILDKPI pasuri të shtuara, duke filluar që nga paratë cash, llogaritë bankare, blerje makinash apo edhe apartamente. Kështu numri dy i qeverisë, zëvendëskryeministri Erion Braçe deklaron për vitin 2018 një shtesë llogari me 3128 euro, dy llogari të tjera bankare me 397.981 dhe 700.000 mijë lekë.

Gjithashtu Braçe deklaron dhe 1.201.979 lekë kursime të transferuara nga 2017. Ndërkohë që sa u përket të ardhurave, ai deklaron vetëm ato nga paga si deputet dhe paga e bashkëshortes së tij.

Ndërsa ministri i Turizmit, Blendi Klosi, deklaron një llogari bankare të shtuar me 759.440 mijë lekë dhe një tjetër llogari të shtuar me vlerën 980.000 lekë të siguruara nga shitja e makinës. Ndërkohë që edhe bashkëshortja e tij ka deklaruar shtesa në dy llogaritë bankare përkatësisht me nga 194.794 dhe 422.855 lekë.

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko deklaron pagesë kredie me vlerë 2.200.039 lekë dhe pagesën e këstit të katërt të banesës me vlerë 107.400 lekë. Ndërkohë që bashkëshortja e tij ka deklaruar një llogari rrjedhëse me 19328 euro.

Ministri i Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, mund të konsiderohet pa frikë një nga ministrat që kanë siguruar fitimet më të mëdha për vitin 2018 ose që ka bërë më shumë veprime bankare. Kështu, ai deklaron se gjatë vitit 2018 bleu një supermakinë “Audi Q7” me vlerë 20 mijë euro.  Gjithashtu, ai deklaron disa llogari të pakësuara përkatësisht me shumat 500.617 lekë, 1.492 euro dhe 100.717 lekë. Nga ana tjetër, ai deklaron disa llogari të tjera bankare, të cilat janë shtuar përkatësisht me 5318 euro dhe 1.368.941 lekë, ndërsa deklaron edhe 390.000 lekë cash.

Si të ardhura, ai ka deklaruar 2.917.570 lekë si pagë deputeti dhe 7920 euro nga qiraja e një apartamenti. Shalsi deklaron edhe marrjen e një kredie, e cila vetëm gjatë vitit 2018 është shlyer me shumën 10.813 euro. Nuk mbetet pas në aspektin e të ardhurave edhe bashkëshortja e tij, Eranda Shalsi. Ajo deklaron një shtesë llogarie me vlerë 27970 euro dhe disa llogari të tjera bankare të pakësuara përkatësisht me 1.604.113 lekë, 1.492 euro, 324.596 lekë, 1.145.190 lekë dhe 122.794 lekë.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu ka deklaruar shtesa në disa llogari bankare dhe më konkretisht me 269.858 lekë, 320.338 lekë dhe 8.294 euro si dhe pakësim në një llogari rrjedhëse të bashkëshortit me vlerë 205.598 lekë. përveç bagës së saj si ministre, ajo deklaron edhe të ardhura nga paga dhe shpërblimet e bashkëshortit në OSHE në shumën 1.880.182 lekëve, shkruan ‘Gsh’.

Manastirliu deklaron edhe një kredi bankare shtetërore e lehtësuar me vlerë 5.000.000 lekë me interes 4%. Sa i përket ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaron vetëm të ardhurat si ministre dhe asnjë ndryshim në llogaritë e saj personale bankare. Por nga ana tjetër bashkëshorti i saj, Artan Gaçi ka blerë një pasuri të paluajtshme e llojit ullishte me sipërfaqe 690 m2 me vlerë 966.000 lekë.

Loading...
loading...
Loading...