Transmetuar më 28-05-2019, 01:34

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka paraqitur sot në Parlament, një raport mbi Kosovën.

Para fjalimit, disa anëtarë të Dverit në hyrje të Parlamentit, pritën Presidentin me thirrjet “Tradhti! Tradhti!”.

Në sesion, morën pjesë edhe Kryeministrja, Ana Brnabiç, Ministrat e Qeverisë së Serbisë, si dhe Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriç.

Anëtarët e shumicës qeverisëse dhe disa anëtarë të opozitës, morën pjesë në punimet e seancës, ndërsa pjesa e opozitës që normalisht bojkoton punën e Parlamentit, nuk ishte e pranishme as në këtë seancë.

Presidenti Vuçiç duke folur për zgjidhjen e problemit të Kosovës, tha se ekzistojnë dy skenare: Ose situata do të qëndrojë normale. Ose do të vijojë të ketë konflikt të ngrirë. “Kjo do të ishte katastrofale!”,- tha ai, duke shtuar se do të vazhdojë luftën për serbët në Kosovë.

Gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë kushtuar Kosovës, se është koha të zgjedhim midis gënjeshtrave të ëmbla dhe të vërtetës së hidhur.

Duke folur për Dialogun e Brukselit, Vuçiqi, tha se bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës janë shumë të rëndësishme.

Vuçiq gjatë fjalimit të tij tre orësh përsëriti se ai do të avokojë për një lloj zgjidhje kompromisi dhe theksoi se ‘studimet precize” tregojnë se do të pasojë një dështim nëse nuk arrihet deri te zgjidhja.

"Këtë e them për hir të historisë, sepse mendoj se është e mundur që ne nuk do të arrijmë një kompromis në 5 apo 10 vjetët e ardhshme dhe kjo do të ishte një fatkeqësi për serbët dhe shqiptarët. Pasojat do të ishin katastrofike për ne në aspektin ekonomik, shoqëror dhe demografik", tha presidenti serb.

“Nëse nuk do të ketë një zgjidhje kompromisi, shqiptarët do të sulmojnë serbët në Kosovë, pasi shqiptarët humbin nervat e tyre”, shtoi Vuçiq.

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë e Kosovës në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq, është deklaruar sot lidhur me fjalimin gati tre orësh të presidentit Aleksandar Vuçiq në seancën e parë për Kosovën, pas shtatë vjetësh.

Gjuriq me këtë rast tha se kreu i shtetit serb ka folur pa e zvarritur temën e Kosovës ‘në baltën’ e politikës ditore, siç bëjnë disa politikanë në Serbi.

“Ai foli për gjenezën e problemit me të cilin po ballafaqohemi, por gjithashtu foli sinqerisht për përgjegjësinë e pjesës së strukturës politike serbe që ka futur kokën në rërë sa i përket çështjes së Kosovës për dekada të tëra”, tha Gjuriq, pas fjalimit të Vuçiq.