Transmetuar më 27-05-2019, 20:13

Një gazetar rus nuk e mendoi se pyetja e tij ndaj një zyrtari të lartë do t’i kushtonte jo pak.

Në pamjet e publikuara nga Daily Mail, gazetari shfaqet teksa e pyet zyrtarin vendas në lidhje me akuzat për korrupsion.

Sergei Zaitsev duket nervoz dhe bën veprime emocionale, ndërkohë gazetari insiston duke e pyetur.

Në një moment Sergei i kap mikrofonin gazetarit Ivan Litomin duke e hedhur atë në tokë.

Zyrtari 52-vjeçar humbi kontrollin pas pyetjeve që po i bënte gazetari.

Pasi u rrëzua në tokë prej zyrtarit, gazetari i kërkoi atij që të mos e prekte kamerën, por Zaitsev u përgjigj duke i thënë se kamerën do t’ia fluturonte nga dritarja. /k.k/noa.al/