Transmetuar më 27-05-2019, 13:58

Kjo javë që sapo ka nisur ka sjellë me vete paqëndrueshmëri, e cila do të vijojë dhe ditët e martë.

Moti përgjithësisht do të karakterizohet nga kthjellime e zhvillime vranësirash.

Reshjet e shiut do të rikthehen hera- herës kryesisht gjatë orëve të mesditës dhe në formën e shtrëngatave lokale me rrufe.

Erë e vrullshme parashikohet ditën e martë.  Temperaturat do të variojnë nga 16/22 gradë celcius.

Parashikohet që të gjitha ditët e muajit maj të ndikohet nga mot i paqëndrueshem, ku nuk do të mungojne shirat e dobët./b.l/noa.al/