Jo vetëm në futboll, futbollisti i Partizanit i talentuar edhe në kërcim
Transmetuar më 26-05-2019, 23:11

Jurgen Bardhi konsiderohet si një nga talentet e Super Ligës shqiptare.

Përpara nisjes së festës në sheshin “Nënë Tereza” me tifozët e vet, skuadra e Partizanit u ftua në programin “E Diell” në “Top Channel”.

Sulmuesi i të kuqve Jurgen Bardhi spikati në këtë puntatë me kërcimin e tij duke marrë duartrokitjet e skuadrës dhe publikut.

Titullari i kampionëve të Shqipërisë tregon një tjetër talent të fshehur.

Ju mund të shihni interpretimin e tij në videon e mëposhtme. 

Partizani arriti të shpalle kampion i Super Ligës pas 26-vitesh, gjë që gëzoi pa masë tifozët e kuq./a.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...