Transmetuar më 26-05-2019, 18:43

Festa e maturës është një nga ditët më të veçanta për shumë të rinj.

Në atë ditë, maturantët konkurojnë me veshjet e tyre apo të tjera detaje pët të marrë qendrën e vëmendjes.

Përfundimi i shkollës për adoleshentët në Norvegji shoqërohet me 3 javë shthurje totale.

Festa të çmendura ku të gjithë duhet të pinë apo të kryejnë marrëdhënie seksuale në publik, janë vetëm disa procese nga shthurja e tyre që duket se tashmë po kthehet në traditë.

Studentët duhet të plotësoni një seri sfidash brenda këtyre tre javëve për t’u futur më pas në jetën e të rriturve.

Festimet tradicionale fillojnë diku nga mesi i muaj prill, gjatë semestrit të fundit, ndërsa planifikimet nisin muaj përpara.

Për më shumë komente, shihni disa nga fotografitë e maturantëve në Norvegji./a.k/noa.al/