Transmetuar më 26-05-2019, 15:29

Larja e shpeshtë– Nëse jeni të fiksuara pas larjes së tepërt, dijeni se mund të dëmtoheni më keq. Larja me detergjent disa herë në ditë e zonës intime, mund të irritojë pehashin natyral të vaginës, ndaj nëse nuk duroni dot lahuni vetëm me ujë. Kjo pasi detergjenti irriton lëkurën dhe sjell thatësi.

Nuk thaheni siç duhet– Pasi jeni larë, zona intime kërkon një tharje maksimale. Kjo pasi lagështia krijon terren të përshtatshëm për bakteret. Megjithatë këshillohet që të mos fërkoheni, por të tampononi organin gjenital.

Veshjet sintetike– Këshillohet që të shmangen veshjet sintetike, pasi nuk e lejojnë zonën intime që të ajroset, duke favorizuar infeksionet bakteriale dhe mykotike. Idealja është të visheni me pambuk.

Pecetat gjatë ciklit– Gjatë ciklit menstrual pecetat duhen ndërruar së paku tre herë në ditë. Ndërsa nëse përdorni tampon, maksimumi çdo katër orë. Në këtë mënyrë shmangni irritimin.

Rrobat e lagura të plazhit të pandërruara– Mbajtja e rrobave të plazhit të lagura në trup për shumë orë mund të shkaktojë infeksione urinare. Për këtë arsye këshillohet që të ndërroheni, shkruan noa.al.

Pantallonat e ngushta– Edhe xhinset apo pantallonat shumë të ngushta mund të shkaktojnë infeksione të bezdisshme, si candida. Këshillohet që të mbani pantallona të lirshme ose material që lejojnë ajrosjen. /a.y/noa.al