Transmetuar më 26-05-2019, 11:39

Njollat në lëkurë janë një shqetësim i vërtetë për pamjen e shumë njerëzve, për shkak se i bëjnë që të mos duken bukur, madje edhe të papastër.

Por për të zhdukur këto njolla ekzistojnë dy hile pa kosto, të cilat nuk i keni ditur.

Uthulla e mollës e kaluar me pambuk nëpër njolla i zbeh ato, duke e bërë lëkurën më uniforme.

Mjafton që ta aplikoni në lëkurë për 20 minuta dhe më tej ta shpëlani me ujë të ftohtë.

Soda e bukës është një prej zgjidhjeve më të këshillueshme për njollat e fytyrës.

Është në gjendje që të zbardhë njollat e errëta, duke e bërë lëkurën të butë dhe pa shenja. Mjafton që sodën ta përzieni me fare pak ujë të vakët deri sa të përftohet një masë kremoze. Masën e përftuar aplikojeni në zonën e interesuar dhe lëreni të veprojë për 15-20 minuta, ndërsa më tej shpëlajeni me ujë të vakët. /a.y/noa.al