Në Greqi, fushata elektorale u përmbyll me fjalimet e liderëve kryesorë të politikës, kryeministrit Aleksis Tsipras dhe kreut të opozitës, Kiriakos Micotakis.
Ata ftuan shtetasit grekë të hedhin votën këtë të diel, për kandidatët për deputetët e Greqisë në Parlamentin Europian si dhe për zgjedhjet lokale të Greqisë.
Kryetari i Demokracisë së Re, Kiriakos Micotakis, gjatë tubimit përmbyllës të fushatës, paralajmëroi bllokimin e rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
“Ne do të përdorim të drejtën e vetos kundër fqinjëve tanë, [Maqedonia e Veriut]”, u shpreh lideri i opozitës dhe shtoi: “E sigurisht, do të rezervojmë të drejtën e vetos për rrugën drejt Bashkimit Europian edhe të fqinjit tjetër Shqipëri”, – tha z.Micotakis.
Gjatë fjalimit të mbajtur në Selanik, ai tha se do të mbrojë të drejtat e pakicës kombëtare greke: “Nëse këto të drejta nuk respektohen, Shqipëria ta harrojë të ardhmen e saj në Bashkimin Europian”, – premtoi z.Micotakis. /noa.al/