Transmetuar më 25-05-2019, 14:38

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Serbi, ku burri vrau bashkëshorten dhe prindërit e saj.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë, ndërsa mediat në Serbi raportojnë se gjithçka është kryer në prani edhe të dy fëmijëve.

Autor i dyshuar është i zoti i shtëpisë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Ka qenë një prej fëmijëve që ka njoftuar dajën e vet për krimin, ndërsa vëllai i gruas së vrarë erdhi vonë për të parandaluar ngjarjen.

Daja i fëmijëve, i quajtur Mladen, pasi ka arritur në shtëpi ka hasur në skena të tmerrshme, dhe menjëherë ka thirrur policinë.

Fëmija më i vogël gjithashtu ka qenë prezent gjatë gjithë kohës që kishin ndodhur vrasjet nga ana e babait të tyre, në qytetin Novi Sadit.

Policia është në kërkim të autorit të dyshuar, ndërsa janë të paqarta arsyet që e çuan drejt kësaj ngjarjeje tragjike. /k.k/noa.al/