Transmetuar më 25-05-2019, 14:21

Policia e Athinës në Greqi, ka arrestuar një burrë 43 vjeçar që e shikon si përgjegjës të shtytjes në vetëvrasje të vajzës së mitur që doli para trenit duke i dhënë fund jetës dhimbshëm dje në stacionin Moskato pranë Pireut.

Burri 43 vjeçar, ka pranuar te grupi hetimor se kishte pasur raporte seksuale me vajzën 14 vjeçe. Gjithsesi ai mohoi që ta kishte përdhunuar, duke pretenduar se kishte pasur lidhje seksuale jo të dhunshme.

Në banesën e të dyshuarit u ushtrua kontroll dhe u gjetën materiale me përmbajtje për të rritur, mes tyre dhe foto lakuriq të një vajze tjetër 14 vjeçare, raporton noa.al. I dyshuari pranoi se kishte pasur lidhje seksuale para adoleshentes që u vetëvra dje, edhe me 14 vjeçaren tjetër, fotot e të cilës u gjetën në banesën e tij.

Zbulimet policore kanë trazuar dhe familjen e 43 vjeçarit. Gruaja dhe vajza e tij thanë për mediat qendrore në Athinë sot, se ishin të shokuar nga zbulimi që kryefamiljari i tyre kishte pasur lidhje seksuale me dy vajza 14 vjeçare, njëra prej të cilave u vetëvra tragjikisht duke i dalë para trenit elektrik.

Arrestimi i 43 vjeçarit erdhi pasi një qytetar përmes telefonate anonime në numrin SOS 1056 denoncoi se një burrë rreth 40 vjeç po keqtrajtonte seksualisht në makinë vajzën e mitur e cila më pas u gjet e vdekur nën shinat e trenit.

Burri 43-vjeçar, fotot e të cilit i shihni në galeri, është pronar i një kioske e cila siç shikoni fotot në galeri, është dëmtuar pasi u mësua akuza ndaj tij. /noa.al/

Adoleshentja i del para trenit dhe vdes pasi ishte keqtrajtuar seksualisht