Transmetuar më 24-05-2019, 21:44

Një shofer i dehur në Librazhd ka shpëtuar për mrekulli pas një aksidenti të rëndë rrugor.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në dalje të qytetit të Librazhdit, ku një automjet furgon mallrash me drejtues shtetasin K.M., 30 vjeç,  banues në Elbasan, doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Shkumbin.

Në vendin e ngjarjes shkuan forcat “Shqiponja”, Policia Rrugore dhe zjarrfikësja për të nxjerrë të aksidentuarin.

Ai kishte vendosur rripin e sigurimit që duket se e mbrojti nga përplasjet fatale brenda makinës.

Ai u transportua në spital, dhe pas marrjes së shërbimit mjekësor iu nënshtrua testit të alkoolit dhe rezultoi në masën 0.73 mg/l. /k.k/noa.al/