Transmetuar më 24-05-2019, 20:17

Reali regjistroi ndoshta sezonin më të dështuar këtë vit, duke dalë pa asnjë titull të rëndësishëm.

Kjo ka detyruar klubin që në merkaton e verës të sjellin lojtarë për të përforcuar repartet në fushë.

Por pritet të ketë edhe shumë largime, por kur bëhet fjalë për një lojtar si Serxhiu Ramos, kjo është shumë e rëndë.

Kapiteni i Realit ka fituar gjithçka me këtë klub, por po e mendon seriozisht të ardhmen e tij te kampionët në fuqi të Europës.

Sipas sportives spanjolle “AS”, kapiteni 33-vjeçar ka parë disa situata në klub të cilat nuk i kanë pëlqyer dhe që i kanë sjellë një “konsumim”.

Mendohet se problemi i qendërmbrojtësit është me Presidentin e klubit, Florentino Perez, me të cilin ka pasur një debat të fortë në dhomat e zhveshjes mbrëmjen e 5 marsit, pas eliminimit të Real Madrid nga Ajax, në Champions League. /k.k/noa.al/