Transmetuar më 24-05-2019, 19:57

Një 26-vjeçar nga fshati Picar i Gjirokastrës është arrestuar sot nga policia, në tentativë për të kultivuar kanabis në kubikë.

Ai u prangos në zonën e njohur si “Përroi i Verës”, në afërsi të fshatit Picar, ku u zbuluan edhe kubikët me drogë.

U gjetën rreth 100 kubikë në të cilat ishin kultivuar fara Cannabis Sattiva si dhe disa fidane.

I riu është identifikuar vetëm me inicialet R.R.

Ndërkohë vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar. /k.k/noa.al/